Valentina Leskaj: “Së pari përfshirja e Fazlliç në kompaninë BG&R në lidhjet e PD-së, të cilat toksikojnë saturën politike të kësaj partie. Infiltrimi i Fazlliçit në afera korruptive përmes firmave të tij fantazmë dhe përfshirja e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe të afërmve të tyre që tregon direkt përkapje të shtetit. Lidhjet e Fazlliç me një prej ish-drejtuesve të shërbimeve fatkeqe dhe përfshirja në aferat që trafikimit të armëve apo pastrimit të parave si dhe miqësia e tij me figura kryesore të qeverisë që hedh hije dyshimi dhe rëndon natyrisht edhe mbi sigurinë kombëtare të vendit, pra këto tre çështje do të përbëjnë thelbin e mocionit për debat të Partisë Socialiste”./tvklan.al