Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.

Me ardhjen e Generdës, Vlentinës dhe Redonës në këtë ‘reality dating show’ pritet të rritet edhe konkurrenca mes vajzave.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Valentina ka treguar më shumë detje rreth vetes dhe qëllimeve që ajo ka në jetë.

Bukuroshja nga Italia ka komentuar pak edhe takimin me saimirin, ndjesitë dhe përjetimet e natës së saj të parë në “Love Story”.

Si t’u duk nata e pestë e spektaklit duke qenë se ishte edhe nata jote e parë?

Shumë mirë. Pashë që ka pasur pak tensione, por shpresoj që gocat të jenë mirë me njëra-tjetrën, sepse duhet të jemi shoqe të gjitha.

Çfarë do të doje të veçoje nga ajo natë?

Do kujtoj momentin që shkova tek Saimiri sepse ishte ashtu siç mendoja, i buzëqeshur, i mirë dhe shumë xhentil.

Çfarë të pëlqeu më shumë tek Saimiri?

Është shumë njeri i edukuar, i qetë, është shumë serioz. Është shumë i mirë vërtetë.

Çfarë nuk të pëlqeu nga spektakli?

Nuk më pëlqen që vajzat zihen me njëra-tjetrën.

Çfarë do të doje të ndryshoje nga ajo natë e spektaklit?

Asgjë, çdo gjë shumë mirë ishte.

Po Saimiri si t’u duk kur e takove?

Është shumë xhentil, shumë i buzëqeshur, i dashur dhe më mirpriti shumë mirë.

Çfarë ndjeve në ato momente?

Ndjeva shumë emocione edhe nëse nuk e shfaqa. U ndjeva mirë dhe shumë e emocionuar.

Çfarë do të mbetet gjatë në kujtesën tënde nga nata e parë për ty?

Emocionet që ndjeva, ishte hera ime e parë në televizion kështu që do jetë një moment që do ta kujtoj gjithmonë. Sidomos kur zbrita shkallët, pjesa që vajta tek Saimiri dhe shikimi i tij.

Ke marrë komente pas spektaklit?

Po, por nuk i kam lexuar. Thjesht dua të jem e qetë, mirë dhe kaq. Ka shumë gjëra të bukura për t’u fokusuar dhe nuk dua të fokusohem tek komentet.

Po familja çfarë të tha pas spektaklit?

Më suportuan të gjithë, ishin shumë të lumtur. Më thanë që të vazhdoj ashtu, të shkëlqej dhe të jem vetëvetja.

Po vajzat e spektaklit si të janë dukur?

Deri tani shumë mirë. Erdhën të gjitha që të më njohin. Ishin të buzëqeshura të mira. Ashtu dua që të jenë gjithmonë.

Na trego pak me çfarë merresh në përditshmërinë tënde dhe si e kalon kohën e lirë?

Unë jam studente, kështu që gjatë ditës zakonisht kam mësim online. Në kohën time të lirë më pëlqen të dal me shoqërinë, të jem gjithmonë me njerëzit që më motivojnë, që janë pozitivë. Më pëlqen të dëgjoj muzikë, të kërcej sepse unë merrem me balet. Më pëlqen të merrem me sport dhe të vizitoj qytete të reja nëse kam kohë.

Çfarë tipi je ti?

Varet. Jam e hapur me personat që më japin siguri. Para se të më pëlqejë një person e studioj, e shikoj se si është. Pastaj nëse më pëlqen dhe ia vlen, hapem dhe jam një shoqe shumë e mirë. Përndryshe, thjesht largohem dhe kaq.

A vjen shpesh në Shqipëri?

Po. Zakonisht vija me mamin tre herë në vit, ndërsa tani vij njëherë në vit ose sa kam mundësi sepse më pëlqen shumë të vij në Shqipëri. Kam qenë në Durrës, në Sarandë, në Vlorë, në Velipojë, në Shkodër, kam qenë në shumë vende në Shqipëri, por dua të iki edhe në Kosovë.

Babi ka qenë në Shqipëri, sidomos kur ishte mami. Edhe atij i pëlqen shumë Shqipëria.

Babai yt si e ka pritur faktin që ti ke ardhur ta gjesh dashurinë në Shqipëri?

Babai gjithmonë më ka përkrahur dhe ardhjen time në Shqipëri e ka mirëpritur. Më ka thënë në qoftë se ti ndihesh mirë dhe do të shkosh, ik dhe ndiq ëndrrën tënde.

Partnerin e ke kusht që duhet të jetë Shqiptar?

Në fakt preferoj meshkujt shqiptar, më pëlqejnë më shumë se italianët. Se di, kanë një lloj ngrohtësie ndryshe nga italianët. Janë ndryshe.

Çfarë duhet të ketë patjetër partneri që do të jetë në krahun tënd?

Kam dashur që partneri im të jetë një person që unë të jem krenare. Të jetë një person që të më respektojë gjithmonë, të jetë i dashur pozitiv. Të rritemi bashkë, ta suportojmë njëri-tjetrin.

Mendon se Saimiri i ka këto tipare?

Po. Më duket i tillë.

Ku e sheh veten pas 10 vitesh Valentina?

Do kem udhëtuar shumë me partnerin tim, do kem punën time, do jem e pavarur, shpresoj me fëmijë. Më pëlqejnë fëmijët.

Pse ke marrë pjesë në program?

Sepse doja të njihja Saimirin. Më ka pëlqyer direkt.

Çfarë pret ti të ndodhë në këtë program?

Shpresoj që të kaloj momente të bukura me Saimirin. Të më njohë, të vlerësojë personin që unë jam dhe të më kuptojë./tvklan.al