Ruben Amorimit nuk do t’i jepet një buxhet i madh për ta përforcuar Manchester United, por i është kërkuar që të marrë maksimumin nga një skuadër, që ka treguar performancë të dobët.

Paraardhësi i tij Erik ten Hag afroi në “Old Trafford’ futbollistë vlera e të cilëve ka shkuar në 600 milionë Paund, por aksionerët e rinj kanë nisur një politikë për të kursyer sa më shumë. Vetëm në merkaton e fundit, “Djajtë e kuq” harxhuan 200 milionë Paund.

Drejtuesit janë të ndërgjegjshëm se tekniku portugez do të afrojë futbollistët që ai pëlqen, por aktualisht mbizotëron opinioni se me organikën që ka në përbërje, mund të marrë më shumë rezultate të mira, raporton Daily Mail.

Për më tepër që ka titullarë që nuk kanë dhënë 100% të aftësive të tyre. Manuel Ugarte, për të cilin United shpenzoi 50.8 milionë Paund në verë, ka punuar më parë me Amorim te Sportingu, ndërsa 19 vjeçari Leni Joro, që u ble për 52 milionë Paund shikohet si një futbollist me potencial të lartë, ndërsa shërbimet e qendërmbrojtësit i kërkonin edhe Real Madrid dhe Liverpool.

Mason Mount, i cili kushtoi 55 milionë sterlina dhe Rasmus Hojlund, për të cilin u paguan 72 milionë £, konsiderohen gjithashtu si futbollistë që Amorim mund t’i ngrejë në një tjetër nivel.

Në 10 vitet e fundit, mesatarja e afrimeve te “Djajtë e kuq” ka qenë pesë futbollistë në çdo merkato verore. Por me ardhjen e aksionerit Xhim Retklif, kësaj forme të vepruari i ka ardhur fundi.

Klan News