Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim nuk ka në plan që të ndryshojë taktikisht ekipin, pavarësisht humbjes së 10 të sezonit që skuadra e tij mori në “Old Trafford” kundër Brighton.
“Djajtë e Kuq” rrezikojnë që ta mbyllin vitin futbollistik me një rekord negativ në Premier League.
Brighton fitoi 3-1 dhe United tani ka arritur 11 pikë nga 33 të mundshme që kur Amorim u ul në stol në Nëntor, ndërsa ekipi nuk kishte humbur 10 nga 22 ndeshjet e para të sezonit të Premier Ligës që nga sezoni 1989-90.
“E di se rezultatet tona nuk janë aspak të mira! Por nuk do të ndryshoj pavarësisht gjithçkaje! Dhe e di se ne mund të kemi sukses, por duhet të mbijetojmë në këtë moment! Pra, ne ndoshta jemi ekipi më i keq në historinë e Manchester United. Po e them këtë se këtë e dimë mirë dhe se duhet ta ndryshojmë! Ajo që kemi nevojë, është që të fitojmë ndeshjet!”, tha Amorim.
“Djajtë e kuq” gjenden në vend të 13 me 26 pikë pas 22 takimeve të luajtura, 10 pikë larg Aston Vilës në vend të tetë dhe Ipsuiçit në vend të 16.
Amorim e bëri të qartë se për skuadrën do të jenë momente të vështira ndërsa do të përballen të enjten ndaj Glasgou Rangers në Ligën e Europës dhe më pas më 26 Janar ndeshen në transfertë kundër Fulhamit.
Klan News