“Pushime në Shqipëri? Ajo është destinacioni i kësaj vere”.
Është revista e njohur Vanity Fair në gjuhën italiane që në një reportazh të gjatë të saj sugjeron vendin tonë për të vizituar sipas saj plazhet, gjiret sekrete dhe fshatrat me shpirt të lashtë.
Në shkrim thuhet se Shqipëria ka kështjella me pamje nga deti, vende arkeologjike të fshehura në pyje dhe mikpritje nga njerëzit duke theksuar se është një vend shumë pranë i lehtë për t’u arritur dhe me plot vende për t’u zbuluar.
Gazetarja Francesca Masotti shkruan se nuk është rastësi që si Lonely Planet ashtu edhe Neë York Times e kanë përfshirë në renditjen e vendeve që do të vizitohen.
“Toka e Shqiponjave është destinacioni i ri i modës në Mesdhe. Është një vend me përmasa të vogla, por gjeografikisht shumë i larmishëm. Nga Alpet veriore deri te plazhet përgjatë bregdetit jugor, duke kaluar nëpër qytete, fshatra, lagunat, liqenet dhe zonat arkeologjike, është një destinacion udhëtimi i aftë për të kënaqur nevojat e çdo vizitori”, thuhet në shkrim.
Lexuesve u sugjerohet një vizitë në Tiranë, por nuk duhen humbur plazhet duke nisur nga Durrësi deri në Ksamil. Vanity Fair veçon Zvërnecin dhe më pas fshatrat bregdetarë të Himarës pa lënë mënjanë as Butrintin.
Tv Klan