Vanity Fair Italia shkruan për Shqipërinë. E quan të bukur për shkak të natyrës, autentike, dhe vendin që po përflitet më së shumti në arenën ndërkombëtare.
Për ata që akoma nuk kanë vendosur se përse duhet të vijnë në Shqipëri, ndajnë një tur të udhëzuar nga Fjona Çkallai, emigrante në Itali që kur ishte 4 vjeçe ama krenare për vendlindjen dhe e gatshme për t’ja rrëfyer të gjithëve.
Artikulli rrëfen natyrën e egër të Shqipërisë, me Parkun Kombëtar të Valbonës, ku mund të bëhën shumë ecje dhe të njihni traditën e mikrpitjes me banorët e zonës.
Zbulojnë më shumë për natyrën e bukur të lumit të Shalës dhe Thethin. Vende ku mikpritja është me standarte të larta dhe natyra e pandotur. Lexuesit njihen dhe me Tiranen, kryeqyteti që po nxit kërshëri tek të huajt gjithmonë e më shumë. Flet për qytetet historike Krujën dhe Beratin e Gjirokastrën të dyja në UNESCO për arkitekturën e veçantë që kanë.
Ajo që fiton mbi gjithë këtë bukuri është mikpritja e shqiptarët, një element që nuk mund të mos e ndjesh kur ndodhesh në Shqipëri.
Tv Klan