Vitet e fundit Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm të atyre që kanë vendosur të vizitojnë vendin tone, por edhe atyre që ende nuk e kanë kuptuar pse duhet ta shtojnë në listën e tyre të udhëtimeve.
Kjo është hyrja e artikullit të gjatë të revsitës italiane “Vanity Fair” që thotë se natyra e egër është ajo për të cilën vendi ynë vlerësohet.
Në veri ndodhet lumi i bukur i Shalës dhe Parku Kombëtar i Thethit që ia vlen të vizitohen. Turistët këtu mund të akomodohen në bujtinat përreth. Për të prekur thelbin e Shqipërisë, padyshim turistët duhet të kalojnë edhe nga kryeqyteti i saj, Tirana, që ka rreth një milion banorë.
Përveç muzeve, një vend tjetër i rekomanduar në kryqytet është Piramida, që sot është kthyer në një qendër kulturore dhe inovacioni.
Në jug të Tiranës, vizita të tjera të rekomanduara janë Gjirokastra, një qytet i trashëgimisë së UNESCO-s, i karakterizuar nga ndërtesat e saj prej guri dhe pazari i lashtë qendror, por edhe kalaja.
Vijon me Beratin i njohur edhe si qyteti i një mbi një dritareve i shpallur si trashëgimi botërore e UNESCO-s falë Kalasë së tij të lashtë. Rekomandohen të vizitohen gjithashtu edhe kanionet e Lumit Osum dhe ujrat termale të Bënjës pranë Përmetit.
Klan News