Klevis Bitro: “Në vitin 2009 synohet që popullsia nën vijën e varfërisë prej 2 dollarësh në ditë të arrij në 12.4% nga 18.4% që ishte në vitin 2005. Në vitin 2009 trajtohen më ndihmë ekonomike rreth 90 mijë familje, të cilat jetojnë me më pak se dy dollar në ditë për person nga 118 mijë familje në vitin 2005. Nga buxheti i shtetit për programin e ndihmës ekonomike në vitin 2009 u destinuan 2 miliard lekë nga 2.6 miliard në vitin 2007 ose 60% më shumë fonde për mbulimin e varfërisë. Për personat me aftësi të kufizuar vetëm gjatë vitit të fundit janë mbështetur 111 mijë persona. U përmirësuan pagesat për 3600 paratetraplegjikë, për paktën higjieno-sanitare me afro 33% më shumë, janë përmirësuar pagesat për 15 mijë persona të verbër së bashku me kujdestarët e tyre me 12%.”/tvklan.al