Rikthimi i debatit për viktimat e komunizmit në Shqipëri me gjetjen e disa eshtrave të disa të ekzekutuarve gjatë diktaturës në Dajt, u shoqërua me hapjen e simpoziumit të parë shkencor mbi luftën kundër komunizmit të Shqipëri. Me pjesëmarrjen e shoqatave të ish-të përndjekurve politik.

Simpoziumi do të jetë në qendër të aktivitetit botimin e periodikëve të luftës kundër regjimit komunist.

Simon Mirakaj: “Një popull që nderon burrat e vet, që pavdekëson kujtimin e tyre jo vetëm në ndërfaqet e historisë,por në rrase e monumente ai popull tregon që ka ndërgjegje, se ka ndjesi të hollë, se njeh miradijen e tij dhe ka dëshirë të drejtohet sipas  shembullit të të mëdhenjve të vet”.

Vetëm dy ditë më parë shoqatat e ish-të përndjekurve ndërmorën protesta ku kërkonin pastrimin e administratës nga persona që kanë kryer krime dhe persekutime politike dhe miratimin e ligjit për pastërtimin e figurave./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi