Një ditë pasi peshëngritësit medalistë të kampionatin europian për 17-vjeçarë kanë shfaqur shqetësim nga mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj tyre, drejtori i sporteve në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vasil Bici, ka dashur të qetësojë të rinjtë pasi ata do të shpërblehen siç e përcakton ligji ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera. Bici shpjegon edhe procedurën.

Vasil Bici: “Procedura është që në moment sa ka mbaru aktiviteti, federata përkatëse sjell pranë ministrisë konfirmimin e pozicioneve që ato.. i sjellë zyrtarisht se ne i kemi nigju por, i sjell zyrtarisht dhe mas këtij momenti që vjen konfirmimi i veneve që zenë sportistët tonë dhe suksesi që arrijnë, dhe 1 muaj mbrapa pritet konfirmimi i  andi dopingut që konfirmon pozitiv ose negativ këta sportist të cilët kanë pak zonat e medaljes dhe mbas 1 muaji gjithçka i drejtohet Ministrisë së Financave dhe paret shkojnë në xhepat sportistëve. Të rrinë të qetë sepse të gjithë sportistët që kanë hy në zonat e medaljeve, qoftë evenimenteve evropiane, botërore apo ballkanike që kanë marrë lekë dhe nuk kanë pse shfaqin asnjë lloj shqetësimi apo alarmi, por të jenë të sigurt që punojnë të rrisin cilësinë e tyre se mbështetja nga ana e shteti do të jetë maksimale dhe siç ka qenë deri tani”.

Vitin e shkuar në kampionatin e peshëngritjes për të rinj dhe të reja sportistët medalistë u shpërblyen sipas ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” nr: 9936, dhe sipas ligjit për “Sportin” nr: 9376./tvklan.al

Gazetari: Erion Todhe