Brian Filipi, është përcjellë për në banesën e fundit nga qindra qytetare lezhjanë, familjarë, futbollistë e njerëz të sportit nga i gjithë vendi. Lojtari 20-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik disa ditë më parë në Cervia të Italisë. Në ceremoninë e lamtumirës kanë dashur të shprehin ndjenjat e tyre kryetari i bashkisë së qytetit, presidenti i federatës Armand Duka, drejtori i sportit në ministri Vasil Bisi dhe futbollistë që kanë luajtur me Brianin.
Viktor Tushaj: “Ky ishte minimumi i një detyrimi moral që ka Bashkia e Lezhës ndaj Brianit, i cili me këmbët e tij, me talentin e tij bëri të njohur edhe Shqipërinë në Raveina në pjesën e Blonias”.
Vasil Bici: “Familja humbi njeriun më të shtrenjtë të saj, familja Filipi, futbolli humbi një super talent, një super yll të cilin e kishin në planet e veta dhe skuadra të mëdha si Interi apo Palermo”.
Armand Duka: “Është një ngjarje e rëndë dhe e hidhur, vërtetë jam i tronditur pas këtij çasti. Është një humbje e madhe kryesisht për familjen, gjithashtu dhe për futbollin. Briani ka qenë përfaqësues i denjë i futbollit shqiptar, ka qenë një djalë shumë i mirë”.
Ditmir Bici: “Unë personalisht dhe duke qenë nga qyteti i Lezhës jam rrit me Brian, me thonë kena kalu që nga moshat e vogla, pastaj me shpresat, dmth kena qenë, s’di nuk kam fjalë, më duket si e pa besueshme”.
Enco Malindi: “Unë them që është një humbje shumë e madhe si për familjarët, ashtu dhe për ne shoqëria. Si shoqëria e sporteve ashtu dhe shoqëria e përditshme, them se do ta kem në zemrat tona përjetë”.
Renato Malota: “Ishte një humbje e madhe jo vetëm për ne që e kishim shok po për gjithë futbollin shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë, gjithmonë do të jetë në zemrat tona”./tvklan.al