Një dite pasi prezantoi strategjinë e re për të luftuar korrupsionin në shëndetësi, me masa ndëshkuese në rastet e mitmarrjes, ministri Vasili ka paralajmëruar mjeket se do të largohen nga puna nëse do të konstatohet se i orientojnë pacientet drejt klinikave private.

Petrit Vasili: “Mjek apo infermier të caktuar në shërbimin parësor bëjnë sekserin për ekzaminime laboratorike në struktura private. Ndërkohë që ato afrohen në shërbimin parësor Tiranës. Po ju them që të jem prapë i sinqertë dhe duke i vënë një gurë sipër çka ndodhur më parë. Po nga sot e mbrapa çdo rast i tillë që do të konstatohet largimi nga detyra do të jetë automatik”. 

Duke folur në një takim me Autoritetin e Shëndetit Rajonal, Ministri i Shëndetësisë u ndal edhe në një tjetër pikë, të rëndësishme siç e quajti ai, në marrëdhëniet mjek-pacient.

Mungesa e etikes me pacientet, sipas ministrit, do të ndëshkohet gjithashtu deri në largim nga puna.

Petrit Vasili: “Kushdo që do të teproj masën e do të jetë i pa kujdesshëm në komunikimin me pacientët. Thënë më thjeshtë gjuha e drunjtë, gjuha e keqe me pacientët do të jetë shkak i mjaft për t’u larguar nga detyra. Nuk do të lejoj që asnjë pacient të dali i vrarë psikologjikisht nga gjuha e keqe e kushdo në personelin mjekësor”.

Paralajmërimet e ministrit të shëndetësisë janë pjese e reformimit të sistemit shëndetësor në vend, si prioritet i kësaj mazhorance në katër vitet e qeverisjes./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi