Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministër I Shëndetësisë

Përmbytjet në Shkodër, qeveria masa emergjente për përballimin e situatës – (15 Janar 2010)

Lulzim Basha: “Këto dy ditë shënojnë  një trend në përmirësim, sa i përket zvogëlimit të njollës së përmbytjes dhe shkallës së përmbytjes, çka shtron përpara organeve përkatëse detyra të reja, sa i përket emergjencës civile në vazhdim. Në veçanti sa i përket masave për përshpejtimin e tharjes së tokës në përmbytje, çka në këtë kuadër...

Janar 15, 2010

Gazeta “The Economist” vlerëson rritjen ekonomike në Shqipëri-(6 Nëntor 2009)

Shqipëria konsiderohet si vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, një lajm që e përcjell gazeta e përjavshme prestigjioze “The Economist” e cila fokusohet në politikat ndërkombëtare me karakter ekonomik. Në këtë artikull bëhet një panoramë e situatës ekonomike në vendet e Evropës Juglindore e Qendrore, impakti që kriza botërore ka patur dhe...

Nëntor 6, 2009

Qeveria miraton projektbuxhetin 2010, mbështet disa fusha të ndryshme-(5 Nëntor 2009)

Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2010. Kryeministri Berisha e cilësoi atë dokumentin më ambicioz të hartuar në një periudhë stuhie botërore, por që garanton siç tha realizimin e projekteve të mëdha. Edhe ky buxhet parashikon rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulëta dhe atyre mesatare, ndërsa...

Nëntor 5, 2009

Vasili paralajmëron mjekët, largim nga puna nëse orientojnë pacientët tek privati-(27 Tetor 2009)

Një dite pasi prezantoi strategjinë e re për të luftuar korrupsionin në shëndetësi, me masa ndëshkuese në rastet e mitmarrjes, ministri Vasili ka paralajmëruar mjeket se do të largohen nga puna nëse do të konstatohet se i orientojnë pacientet drejt klinikave private. Petrit Vasili: “Mjek apo infermier të caktuar në shërbimin parësor bëjnë sekserin për...

Tetor 27, 2009

Ministria e Shëndetësisë, rregullore të re për funksionimin e spitaleve-(26 Tetor 2009)

Asnjë pacient që nuk ka paguar sigurimet shëndetësore nuk do të marrë shërbim shëndetësor pa pasur kuponin e pagesës për çdo kontroll që do të kryeje. Ky është urdhri i prere i Ministrit të Shëndetësisë dhënë drejtuesve të spitaleve në rrethe, të cilëve u kërkoi zbatim rigoroz të rregullores, duke paralajmëruar edhe ndëshkim për mjeket...

Tetor 26, 2009

Administrata publike trajnim për pyetësorin për integrimin në BE-(20 Tetor 2009)

Në 1 Nëntor nis procesi i trajnimit të administratës publike shqiptare nga ekspertët ndërkombëtarë për t’iu përgjigjur pyetësorit që do të garantojë statusin e vendit kandidat në BE. Janë të paktë … ekspertë ndërkombëtarë që do të angazhohen në këtë funksion. Të parët kanë mbërritur sot nga Kroacia, vendi që shënon eksperiencë të ngjashme me...

Tetor 20, 2009

Zhvillohet studim demografik për vdekjen e bebeve-(5 Tetor 2009)

Vdekshmëria neonatale në Shqipëri vazhdon të jetë një problem shqetësues. Një 1 mijë lindje të gjalla në Shqipëri, 11 bebe vdesin. Kjo shifër alarmante u bë publike nga drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili duke iu referuar të dhënave paraprake të studimit të parë demografik e shëndetësor në vend, ku shpreh se rrezik...

Tetor 5, 2009