Vija bregdetare prej 50 km në Borsh, Piqeras, Lukovë, Kakome dhe deri në Ksamil të Sarandës nuk ka ndotje. Kështu deklaron inspektorja rajonale e Agjencisë së Mjedisit në Sarandë.

“ Nuk kemi asnjë njoftim që të ketë ndotje në bregdetin e rrethit të Sarandës. Njoftimet në media janë dhënë për në zonën e Jalës dhetë Himarës, megjithatë vazhdojmë të kontaktojmë me drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, me kapitenerinë e Portit, me Agjencinë Rajonale të Mjedist Vlorë, për të marrë një njoftim të saktë për këtë, por në bregdetin e Sarandës nuk ka ndotje të kësaj kategorie.”

E ndërsa ministri i Mjedisit Et’hem Ruka deklaron se situata është më problematike nga sa mendohej. Që prej fillimit të muajit gusht numri i pushuesve në bregdetin e Sarandës ka pasur një rritje të konsiderueshme krahasuar me muajt e parë të stinës së verë. /tvklan.al