Vazhdon aksioni antikioskë. Pas debateve dhe ankesave të pronarëve të lokaleve të Parkut Rinia, Policia Ndërtimore në bashkëpunim me atë të Rendit vazhdon punën e nisur. Sot ajo ka filluar me kioskat rreth Partisë Socialiste dhe ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes, rreth 28 kioska. Sot pronarët e këtyre kioskave sot kanë punuar më shumë se kurrë por sot nuk kanë nxjerrë fitimin e përditshëm.
E vetmja kioskë që do të mbijetojë është Libraria deri në rigjetjen e një pozicioni tjetër. Më pas aksioni i prishjes së kioskave do të vazhdojë tek lokalet përreth tek Partia Demokratike. Mbrëmë këtu është pirë kafeja e fundit ndërsa në ditët në vazhdim mjaft njerëz do të gjejnë këndin e tyre të munguar të pushimit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti