Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Emri i madh që përfaqëson Korçën dhe Shqipërinë në artet figurative Vangjush Mio, pritet të ekspozojë punimet e tij në Galerinë e Arteve në Tiranë. Fakti bëhet i ditur nga drejtori i galerisë dhe Ministri i Pushtetit Vendor Blushi, deputeti i kësaj zone.
Punimet e Piktorit të Popullit Mio janë ekspozuar për herë të fundit në Shqipëri përpara 20 vitesh, ndërsa në vitin 1994, ato u ekspozuan në Bukuresht ku piktori kishte mbaruar shkollën e mesme. Ekspozita në kryeqytet çelet në kuadër të veprimtarive të 60-vjetorit të çlirimit të vendit.
Nga fondi prej 400 punimesh në ekspozitë do të përfshihen 70 punime të piktorit, kryesisht peizazhe, por edhe portrete. Njëkohësisht dhe nudot e piktorit të cilat reklamohen në vendin tonë për herë të parë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti