Lajme Arkiva 2003

I pandehuri i procesit të pasaportave Edmond Alia me detyrë drejtor i prokurimit në Ministrinë e Rendit do të përgjigjet për të tretën herë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Aliaj gjykohet në mungesë dhe në procesin e ri gjyqësor do të përfaqësohet nga avokati i tij Hysni Beti.

Çështja do të gjykohet nga anëtari i Gjyaktës së Tiranës Martin Deda sipas kërkesës për gjykim që dorëzoi prokuroria ish drejtori i prokurimit Aliaj ka falsifikuar dokumente në tenderin e fituar nga kompania e sigurimeve SIGAL sipas akuzës ai ka ndryshuar vlerën e dëmit të automjeteve të përplasur dhe që i përkiste ministrisë së rendit dhe gardës së republikës.

Këtë Aliaj e ka kryer duke falsifikuar dokumentet. Aktualisht Alia ka ende një proces të hapur për të njëjtën akuzë, atë për tenderin e pasaportave dhe të karburantit. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 5 vjet të tij për këtë vepër penale. Sipas juristëve dënimi për procesin e ri gjyqësor i cili ende nuk ka nisur do ti bashkohet dënimit që do të jepet nga gjyqtari i procesit të pasaportave./tvklan.al