Është arrestuar në Korçë drejtuesi teknik M.Z., 70 vjeç dhe përgjegjësi i kantierit S.H., 54 vjeç i një gurore që merret me punime mermeri, pasi një ditë më parë humbi jetën punëtori indian.
47-vjeçari ndërroi jetë pasi e zuri poshtë një copë mermeri teksa ishte duke punuar.
“Arrestohen M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, bën me dije policia.
/tvklan.al