Teksa shumë vende kulturore në botë po përballen me turizmin masiv, Shqipëria për fat të mirë nuk e ka këtë problem.

Është ky argumenti që jep gazeta e njohur britanike ‘The Telegraph’ për lexuesit e saj të vizitojnë kishat dhe manastiret që gjenden në luginën e Drinos në jug të vendit.

Manastiret e braktisura janë grumbulluar në kodrat në jug dhe në lindje të qytetit të Gjirokastrës në të dyja anët e lumit Drino, i cili përshkon Shqipërinë jugore, shkruan The Telegraph.

Në këtë shkrim theksohet më tej se manastiret kanë qëndruar të paprekura nga ndërhyrjet moderne pjesërisht për shkak të vendndodhjeve të tyre të largëta në kodrat dhe malet mbi fushat pjellore të luginës.

Megjithëse numri i vizitorëve në Shqipëri është në rritje, Lugina e Drinos mbetet kryesisht e pazbuluar nga turistët dhe  ky shkrim promovues është një mundësi shumë e mirë që turistët e huaj të njihen me këto atraksione qe sipas medias britanike meriton të njihet nga të gjithë.

Klan News