Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, 33 vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se Bregasi po kurohej me metadon.

Kujtojmë se i riu është arrestuar si autor i atentatit të dështuar në “Don Bosko” më 14 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ai u kap edhe nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte 6 herë me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Rudolf Zefi bashkë me dy vëllezërit e tij.

Bregasi ra në prangat e policisë më 11 Korrik të këtij viti. Ai u kap në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar ku iu gjet arma e zjarrit dhe municioni luftarak që posedohej pa leje.

Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar nga burgu në Dhjetorin e 2022-it pas përfundimit të dënimit.

/tvklan.al