Klaus Gjasula padyshim që krenoi të gjithë shqiptarët me golin e tij në limit të kohës që solli barazimin me Kroacinë.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Gjasula tregoi emocionet e kësaj ndeshje ku mes të tjerash tregoi edhe se si u ndje në momentin e autogolit. “Vdiqa njëherë dhe pastaj erdha prapë”, është shprehur Klaus Gjasula për këtë moment, pasi e dinte që edhe pse nuk ishte në dorën e tij gjithsesi nëse Kombëtarja humbiste ndeshjen ai do të ndihej fajtor.

Gentian Zenelaj: Më lejoni të shpreh respektin më të madh për babain tuaj dhe për ato qindra shqiptarë që në 2 Korrik të 1990 bënë një gjë të paimagjinueshme. Ju keni qenë shumë të vegjël po atëherë ka qenë situata ku nuk dihej akoma se nga do të merrte pushteti dhe nuk ka qenë e thjeshtë të bëhej ajo që kanë bërë shqiptarët ato vite. Unë lus zotin që ty të të ike sa më shpesh truri në momentet kur luan me Kombëtaren që të na bësh edhe gola tjerë. Urime sepse mua më lumturojnë shumë shqiptarët që ecin përpara, fëmijët e emigrantëve që ecin përpara. Na ke emocionu shumë me atë gol, por thjesht unë si aktor do të doja të dija në atë moment që ndodhi ai autogol që ishte një përplasje në këmbë që ti as e kishe parashikuar, brenda teje çfarë ndodhi?

Klaus Gjasula: Vdiqa njëherë dhe pastaj erdha prapë. Unë e dija që nuk kisha çfarë të bëja, por në fund të fundit ty do të ngeli.

Gentian Zenelaj: E dije ku është vëllai në stadium?

Klaus Gjasula: Jo nuk e dija. Unë pas autogolit që erdhën edhe ata dy situatat që humba topin lehtë, ky më tha pas ndeshjes se e pa që isha duke vuajtur në fushë, e pashë që nuk ishe ti.

Gentian Zenelaj: Mua më duket interesante që kjo marrëdhënie që keni ju dy vëllezër është shumë e veçantë dhe fakti që nuk keni pasur mundësi për të komunikuar në këtë moment të vështirë apo në atë moment super të sukseshëm është shumë interesante.

Marina Vjollca: Dua ta pyes Jurgenin, po ti si e përjetove autogolin?

Jurgen Gjasula: Unë i thash pas lojës që thash në atë moment të kishte një kufje në vesh që t’i flisja e t’i thoja ec me kokën lart jemi shqiptarë dhe duhet të luftosh. E pash që kishte shumë vështirësi dhe desha të paktën ca fjalë t’i thoja sepse në atë moment e di se si ndihet një lojtarë.

Ndërkohë Alban Bushi u shpreh se ai ishte një autogol që mund t’i ndohte kujtdo dhe ishte shumë e rastësishme.

Alban Bushi: Ai ishte autogol që mund t’i ndodhte çdokujt dhe nuk mendoj që po të humbte Shqipëria do t’i binte bara Gjasulës, absolutisht jo. Ishte shumë e rastësishme, ndodhi shumë shpejt. Gjasula nuk e ka karakterin e vet që të shkojë para. Unë nuk besoj nëse nuk kishte bërë autogol mund të shënonte gol sepse cilësitë e atij janë që të mbajë ekipin në ekuilibër.

/tvklan.al