Në Tiranë do të ketë një zonë të re të banesave sociale. Kryebashakiaku Erion Veliaj paraqiti para Këshillit Bashkiak projektin më të ri, duke deklaruar ajo do të ketë të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Bëhet fjalë për të gjithë zonën që përshkruhet mes Unazës së Madhe, para se të shkojmë te rruga “1 Qershori” dhe rrugës “Hamdi Pepa”, aty kemi një treg ushqimor, ku sigurisht në ambiente e reja jemi po ashtu të gatshëm, që në pjesët e shërbimit të akomodojmë tregtarë, por është mëkat, që në një qytet që ka nevojë për banesa sociale, ne të përdorim atë hapësirë dhe një tokë që vlen shumë në Tiranë, ekskluzivisht vetëm për shitblerje. Ndërkohë, mund të përdorim katin e parë për shitblerje dhe katet e tjera për të strehuar njerëz.”

Veliaj theksoi se bashkia ka kryer të gjitha procedurat edhe për të marrë statusin nga Enti i Banesave, edhe për efekt të Hipotekës dhe shënjimit dhe rilevimit të zonës.

Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli Bashkiak është vendosja e emrit të aktorit të madh shqiptar të Teatrit të ri tek Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbajë emrin e Mirush Kabashit, i ndarë nga jeta një vit më parë në moshën 75-vjeçare. Këto propozime patën edhe votën pro edhe të opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Tv Klan