Gjatë vizitës së tij të sotme në Sarajevë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e Presidentit të B40, u mirëprit nga homologia e tij, Benjamina Karić. Veliaj ka publikuar disa foto nga takimi, teksa fton adhuruesit e filmit që t’i bashkohen Festivalit të Sarajevës më 16 Gusht.
“Një vizitë e shpejtë në Sarajevë, në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, ku takova kryetaren e Bashkisë, Benjamina Karić dhe stafin e saj të mrekullueshëm në godinën e Bashkisë.
Pas luftës së viteve 90-të, ajo është shndërruar në qendrën e artit, kulturës dhe ekonomisë boshnjake!
Ps. Për adhuruesit e filmit, Festivali i Sarajevës që do mbahet me 16 gusht, nuk duhet humbur!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale./tvklan.al
Briefly in Sarajevo on behalf of @b40_network to meet the amazing Mayor @BenjaminaKaric and her wonderful coalition team at city hall! 🇧🇦
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 28, 2024
From the scars of war in the 90’s , it has become the bustling center for arts, culture and Bosnian economy! 🚀
Ps. For film buffs, the Aug… pic.twitter.com/6cHMfOAKz4