“Shqipërinë s’mund ta drejtojnë ata që janë reduktuar në një dritare”

Turi i kryebashkiakut te Tiranës, Erion Veliaj për anëtarësimet e reja në PS u ndal në njësinë 9 të kryeqytetit. Duke iu bërë thirrje të rinjve që të anëtarësohen në familjen socialiste, Veliaj tha se arsyeja se Partia Socialiste është forcë e parë, vjen nga fakti se është një parti e hapur.

 “Ne nuk jemi socialistë se kemi inat të tjerët – për shembull, kur dëgjon palën tjetër, ata janë një organizatë e mbushur me urrejtje, ne jemi socialistë se ne e duam njëri-tjetrin, duam Partinë Socialiste, duam Tiranën, duam Shqipërinë. Kemi komplet tjetër energji sepse bashkohemi prej pasionit, jo prej inatit”.

Veliaj duke i referuar kundërshtarit politik u shpreh se vendin nuk mund ta drejtojë opozita që është reduktuar në një rrugicë dhe një dritare.

“Nga bulevardi përfunduan në një rrugicë, dhe tani nga një rrugicë po reduktohen në një dritare. Shprehja ‘kokoshi një thelë’ është bërë fiks për ata.”

Ndërsa në një takim në njësinë 3 tha se nga qeverisja e socialistëve kanë përfituar edhe demokratët.

“Kur qeverisin socialistët, edhe ata që nuk na kanë votuar, bëjnë më shumë hajër”, tha Veliaj.

Veliaj tha se edhe samitet e organizuara në Tiranë tregojnë se Shqipëria është sot në ditët e saj më të mira.

Tv Klan