Në një qendër komunitare në Shkozë, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj zgjodhi të shërbente për njerëzit në nevojë, drekën e Pashkës. Nga aty kryebashkiaku nuk kurseu mesazhet që në një ditë si kjo por dhe të tjera të falim më shumë dashuri, dhe se sot nuk lypet për të bërë heroizma për qytetin, po veçse mos të pengohen punët e mira që bëhen për të dhe komunitein.
“Sot është ditë jo vetëm e Pashkës, por sot është dita e Dëshmorëve. Kur kujtoj se ka pasur njerëz që e kanë dashur kaq shumë këtë vend sa kanë dhënë jetën e tyre, sot ne nuk na kërkohet kjo sakrificë. Sot na kërkohet vetëm mos ta pengojmë njëri-tjetrin, mos ta pengojmë Tiranën, mos t’i vëmë stërkëmbëshin çdo pune të mirë. Mos të shajmë çdo gjë të bukur që bëhet.”
Veliaj u shpreh se nuk duhet të jemi bashkë vetëm për ditë festash, por çdoherë pasi në këtë mënyrë ecin përpara edhe projektet për Tiranën.
“Tirana sot ishte mbushur me turistë, e mbushur me rini, mbushur me jetë. Qyteti ndrin kudo. Është shumë e rëndësishme që ne vetë për shtëpinë tonë të flasim mirë, projektet tona t’i shtyjmë përpara. Vetëm duke punuar mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Tirana ka pasur nevojë edhe me përpara, siç ka pasur bashki përpara, siç ka pasur qeveri përpara. Por nuk i vajti mendja njeriu që të bënte qendra sociale dhe të siguroheshim që ne, mbi të gjitha, të kurojmë zemrën tonë më shumë se stomakun tonë.”
Erion Veliaj foli edhe për rindërtimin e godinave të reja pas tërmetit, ndërsa theksoi se pas Vorës, puna do të nisë në zonën e 5 Majit dhe Kombinatit.
Tv Klan