Një rrugëtim maratonë mes perlave të muzikës popullore dhe shesheve të mbushura përplot.

Kështu mbërriti në zemër të shqiptareve këtë verë, Maratona e katërt e këngës popullore qytetare, me një turne njëmujor dhe plot 12 koncerte nëpër qytete të mëdha e të vegjël, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë. Një turne veror që Televizioni Klan dhe Promotor ua kushtuan shqiptareve për të dytin vit radhazi.

Pandi Laço: “Me formatin e turneut është gjetur çelësi i vërtete i maratonës. Muzika popullore është diçka që ka nevojë për një kontakt masiv, ka nevojë për kontaktin me publikun i cili e përcjell atë”.

Bledar Laço: “Maratona e këtij viti do të mbahet mend sidomos për numrin e madh të këngëtareve pjesëmarrës, me siguri që sivjet do të kemi më shumë këngë hite, nga ato që do të qëndrojnë gjatë nën audicionin e publikut”./tvklan.al