Atletico Madrid në krizë të thellë
Finalja e Copa del Rey do të jetë Mallorca-Athletic Bilbao. Në stadiumin San Mames, skuadra baske legjitimon suksesin e ndeshjes së parë kundër Atletico Madridit që vazhdon të jetë në vështirësi të jashtëzakonshme.
Triumfi i Bilbao duket si një çështje familjare e ndërtuar në boshtin e vëllezërve Williams, Inaki dhe Nico.
Në minutën 13’, Nico i shërben vëllait të madh i cili hapi rrugën e rrjetës. Pothuajse 30 minuta më vonë, Inaki ia kthen favorin “vëllait të tij të vogël”, i cili e falenderon dhe shënon golin e 2-0 që praktikisht i jep fund garës. Shpërthen San Mames.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Copa Del Rey që dy vëllezër të shënonin në të njëjtën ndeshje.
Guruzeta mbylli ndeshjen njëherë e mirë me një goditje në minutën e 60’. Athletic Bilbao fiton kështu finalen e tretë në 5 vitet e fundit.
Ndërsa për Atletico Madrid vjen një tjetër pengesë në një sezon të komplikuar deri tani.
Me kampionatin tashmë të paarritshëm dhe eliminimin nga Copa del Rey, ka mbetur vetëm Champions League.
Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për madrilenët që kanë probleme edhe me formën e lojtarëve.
Tashmë objektivi më real për t’u arritur është vendi i katërt në kampionat.
Tv Klan