Sot kemi dakordësuar të gjitha dokumentet për reformat që lidhen me Planin e Ri të Rritjes”, kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama sot pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi.


Nisur nga projektet e përbashkëta ekonomike me Bashkimin Evropian, ai tha se Shqipëria do bëjë kërkesë për t’u bërë pjesë e “SEPA” (Single Euro Payments Area). Ky sistem do u bëjë të mundur shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE-së të transferojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto shumë më të ulët.

“Që ta meritojmë anëtarësimin, duhet më shumë mbështetje dhe të happen rrugët e integrimit real. Të hapen rrugë për tregun, në të ghitha ato pjesë të strukturës së bashkëjetesës me BE ku vendet tona mund të përfshihen pa qenë anëtar. Përtej fondit 6 mln euro që do ndahet mes vendeve, po jap një shembull të thjeshtë, vetëm se ne jemi thuajse gati dhe besoj që do prezantojmë në tryezën e BE kërkesën që të hyjmë në sistemin SEPA, të gjitha transferatat e parave të shqiptarëve nga BE në Shqipëri që sot janë shumë të kushtueshme. Vetëm nga ky integrim, shqiptarëve që jetojnë si qytetarë të BE, kur të lëvizin paratë do u kursehen dhjetëra miliona euro çdo vit, që sot i marrin bankat si ekstra komision”, tha Rama në konferencë për gazetarët./tvklan.al