Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për kompensimin e pronave që prek ndërtimin e segmentit rrugor Lezhë-Shkodër, e pikërisht në pjesët Balldre-kthesa e Vaut të Dejës. Vlera totale e shpronësimeve kap shifrën rreth 25 milionë e gjysmë lek. Ky segment rrugor do të jetë plotësisht i përfunduar së bashku me sinjalistikën përkatëse në mes të muajit shtator. Tashmë rruga Shkodër-Tiranë arrin në 85 km.
Aldrin Dalipi: “Vlera totale e këtij shpronësimi, pra e kompensimit të pronarëve, që prek ndërtimi i të dy pjesëve, kap shifrën totale rreth 25 milionë e gjysmë lek. Kjo vendimmarrje, siç u thashë, mbylll ciklin e përfundimit të këtij segmenti rrugor i cili në mes të muajit shtator do të jetë plotësisht i përfunduar.”
Qeveria vendosi gjithashtu që në muajin tetor të fillojnë punimet në segmentin rrugor Vorë-Fushë Krujë me një investim prej 10 milionë dollarësh. Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për strategjinë kombëtare të zhvillimit të arsimit parauniversitar 2004-2015, në mënyrë reformimin e sistemit arsimor si një proces i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. /tvklan.al