Një djalë nëntë vjeçar, i cili nuk i ka prerë asnjëherë flokët e tij, ka marrë vendimin e papritur, për të ndihmuar fëmijët me kancer.
Reilly Stancombe, nga Little Clacton në Essex ka flokë shumë të gjatë, por tani ai do t’i dhurojë të gjitha për ‘The Little Princess Trust’, e cila ofron paruke falas për fëmijë dhe të rinj që kanë humbur flokët e tyre përmes trajtimeve të kancerit ose problemeve të tjera.
Nëna e tij, Daisy Canny tha se njerëzit e njohin djalin e saj si “Reilly me flokë të gjatë” dhe flokët janë bërë pjesë e identitetit të tij.
9-vjeçari kërkoi që të dhuronte flokët, pas një vizite në Spitalin e Madh Ormond, ku ai shkoi për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai pa fëmijët që kishin humbur flokët dhe po mendonte se si mund t’i ndihmonte.
Nëna e tij u shpreh se djali i saj u zgjua një ditë dhe tha se e kishte gjetur zgjidhjen se si mund t’i ndihmonte ata fëmijë.
“Unë mendoj se është nervoz, por ai mendon se po e bën atë për një kauzë të mirë”./tvklan.al