Pas vendimit të Xherdan Shaqirit për tu larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës, ka reaguar dhe trajneri Murat Yakin.
Murat Yakin dhe drejtori teknik i përfaqësueses Pierluigi Tami, folën në një konferencë për mediat për disa tema, si zgjatja e kontratës së trajnerit etj. Por nuk mund të lihej pa u diskutuar largimi gna skuadra i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të helvetëve në dekadën e fundit.
Prej disa muajsh në fakt Shaqiri ishte temë disktumi në mjediset sportive në Zvicër për aktivizimin e tij tek helvetët, pasi ka pasur pak minuta në dispozicion.
Edhe në këtë europian Yakin i dha pak hapësirë Shaqirit dhe kjo mund të jetë ndoshta arsyeja e tërheqjes së tij të menjëhershme, ndonëse 32 vjeç.
Yakin: Ne jemi njoftuar të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen keq për këtë vendim, kemi pasur një marrëdhënie të mirë pune. Por është vendim i tij dhe e respektojmë. Më vjen keq që i them lamtumirë një lojtari kaq brilant, një rekordmen. Një falenderim i madh nga ana ime. Ne të dy kemi rënë dakord që rimti në kampionatin e SHBA-ve, nuk është i njëjtë si në Europë. Ai e ka pranuar rolin e tij dhe ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mbështetur të rinjtë. Është sjellë në mënyrë profesionale dhe i uroj suksese në të ardhmen.
Yakin tha se nuk mund të përgjigjet nëse do të ketë largime të tjera nga përfaqësuesja pasi për momentin nuk ka folur me futbollistët pasi janë me pushime.
Drejtori teknik i Zvicrës, Tami tha: Shaqiri duhet të marrë diçka si lamtumirë. Megjithatë, asgjë nuk mund të planifikohej për shkak të natyrës afatshkurtër të njoftimit. Do të organizojmë patjetër diçka. Ai ishte një nga lojtarët më të mëdhenj zviceranë, një nga më të njohurit. 125 paraqitje, shumë gola, shtatë turne. Do të gjejmë një mënyrë që tifozët të kujtojnë Shaqin dhe të thonë faleminderit.
Marrë me shkurtime nga “20min.ch”
/tvklan.al