Qeveria ul kohën e detyruar të punës për mjekët që përfundojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka hedhur për konsultim publik pr/ligjin për studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Në këtë projktligj, parashikohet ulja e detyruar e viteve të punës nga 5 në 3 vite në përfundim të ciklit të studimeve për studentët që kanë nisur këtë vit studimet. Një reduktim të viteve të punës projektligji parashikon edhe për studentët e vitit të dytë nga 3 në 2 vite punë të detyruar në Shqipëri. Ndërsa për ata të vitit të 5 dhe 6, nga 2 vite punë të detyruar, zbret në 1.
Mjekët e rinj sipas projektligjit janë të detyruar të punësohen në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria e Shëndetësise brenda 3 muajve nga mbyllja e studimeve. Në rastet kur punësimi nuk realizohet brenda 9 muajve, mjekët do të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm në kujdesin parësor, për një periudhë jo më të gjatë se ky afat.
Ligji për studentët e mjekësisë kaloi në Kuvend më 21 Korrik 2023. Pas protestave që zhvilluan studentët e mjekësisë ai u pezullua nga Gjykata Kushtetuese më 25 Janar të këtij viti dhe urdhëroi qeverinë të plotësojë ligjin brenda tre muajsh.
Klan News