Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Ai komentoi Alvaro Moratën, sulmuesin e Spanjës. Sipas Sadikut, Morata është një nga pikat kryesore të Spanjës.

Sadiku tha me humor se do e kishte ëndërr që të luante me dy sulmuesit anësor që luan Morata, pra Williams dhe Yamal, sepse do ta kishte të lehtë të shënonte gola.

“Morata është lideri i sulmit. Kanë shumë vite që trajnerët ndërrohet, Morata ngelet nënta. Ka një fizik të jashtëzakonshëm. Është i kritikuar shumë në Spanjë. Kam luajtur pesë vjet në Spanjë. Është shumë i kritikuar, por si Morata nuk kanë një nëntë, një sulmues fiks. Janë mbështetur shumë tek ai dhe vitet e fundit ka dhënë shumë rezultatet tek kombëtarja.

Trajneri i ri që është ka ardhur nga federata dhe federata e do shumë Moratën. Mendoj që në këtë Europian po bën mirë, me dy wingerat që ka Morata, do ishte ëndërr për mua që t’i kisha, sepse vetëm rri në mes, bëj një lëvizje dhe të vjen topi brenda në zonë, vetëm duhet të jesh i aftë që ta shtysh.

Morata nuk ka bërë shumë gola, ka humbur shumë raste, por mbetet një nga pikat kryesore të Spanjës”, tha Sadiku./tvklan.al