Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Shkodrës Vate Staka.

Pas verifikimeve dhe hetimeve të bëra rezultoi se pasuritë e tij ishin në rregull dhe prokurori Staka nuk ka fshehur pasuri, nuk ka konflikt interesash dhe sipas raportit të ILDKPI.

Prokurori Staka ka vetëm një apartament në Shkodër me sipërfaqe 130 metra katrore. Edhe për dy komponentët e tjerë të Vettingut, prokurori i Shkodrës rezultoi me figurë të pastër dhe me aftësi profesionale.

Në 25 Qershor kur ishte seanca dëgjimore prokurori ishte vete i pranishëm në sallë duke u mbrojtur dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

/tvklan.al