Policia e Kavajës ka vënë në pranga dy persona teksa ishin duke vjedhur një banesë.
“Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim u bë e mundur që gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, të kapeshin në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur N.,R 33 vjeç, dhe A.H.,37 vjeç të dy banues po në Kavajë”, njofton policia.
Gjithashtu policia bën me dije se këta persona kanë qenë të dënuar më parë për “Vjedhje”.
Policia ka ushtruar kontroll në automjetin e A.H dhe ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi droge e ndarë në doza.
Në vijim të hetimeve, këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al