Është pikërisht kjo video në 3D, ajo që i ka befasuar të gjithë, pasi tregon me saktësi, se sa fataliste do të kishte qenë ajo goditje për kandidatin për president në SHBA, Donald Trump, nëse nuk do ta kishte kthyer kokën majtas, gjatë fjalimit të tij në takimit elektoral të 13 Korrikut në Pensilvani.
Trajketores së plumbit, Trump i ka shpëtuar për mrekulli dhe me milimetra, sipas ekspertëve. Ilustrimi preciz 3D u bë falë të teknologjisë së fundit të realizuar nga Point Consciousness dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ish-presidenti, i cili synon të rizgjidhet, në këtë atentat pësoi vetëm një lëndim të lehtë në veshin e djathtë. Ndërsa nga të shtënat që u lëshuan 150 metra larg tubimit, një pjesëmarrës mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
FBI e ka cilësuar këtë incident si një atentat ndaj kandidatit të republikaneve për president. Autori i dyshuar Thomas Crooks u vra nga Shërbimi Sekret pas disa të shtënash që qëlloi me armën e tij snajper.
Kjo ngjarje ngriti pikëpyetjet për mënyrën e marrjes se masave të sigurisë së Trump.
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij.
Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të “vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024”.
Tv Klan