Ish-Kryeministri Sali Berisha ka takuar disa punonjës policie të angazhuar për ruajtjen e rendit në protestën e opozitës.
Berisha i ka garantuar policët që nuk do të ketë asnjë përplasje mes tyre dhe protestuesve, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e opozitës se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet vettingut.
“Ju bëni vetting, ministri yt të mos bëjë. E drejtë është kjo? Absolutisht jo! Të bëjë vettingun ai se nuk i ndahemi. Punë të mbarë, mos kini merak, asnjë shqetësim s’do keni”
, u tha policëve, ish-Kryeministri Sali Berisha. /
tvklan.al