Milot-Këto janë pamjet nga vendi ku Violeta Donaj ekzekutoi me armë burrin e saj.
Krimi makabër ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në tregun e Milotit ku me dhjetëra qytetarë shkojnë për pazar. 35-vjeçarja qëlloi me pistoletë bashkëshortin Kujtim Donaj.
Çifti banonte në Rrëshen dhe çdo të diel shkonin në treg. Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat më pas gruaja nga nxjerrë armën dhe e ka vrarë.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi. /tvklan.al