Kompozitori dhe regjizori, Osman Mula kritikoi përmes emisionit “Rudina”, këngëtarët e rinj. Sipas tij ka këngëtarë mjaft të talentuar, por nuk dinë të zgjedhin poezinë dhe janë të përsëritshëm.

Mula tha se këngët e sotme janë të gjitha gjysmë shqip, gjysmë anglisht, kanë folk dhe baladë dhe nuk kanë stil.

“Ka djem dhe vajza të talentuara, por fatkeqsisht nuk zgjedhin poezinë dhe meren me lojra fjalësh. Këngën e kan gjysmë folk, gjysmë rep, gjysmë baladë. Nuk kanë stil, përsërisin një fjalë. Po thonë sa ma ke si e ke, tek e ke. A mundesh të emocionosh sot një qytetar që të ndjek, s’po flas për paraqitjen. Kënga duhet të vijë si emocion. Rita Ora mund të dalë me brek banjosh, por ajo ka vokal. Kurse sot t’i vjen dhe më thu: ‘si e don sa e don, kur e don’. Çfarë t’i thuash? Si të duash t’i moj motër. Po e çojnë këtë lloj llogjike në greminë. Unë jam kritik, nuk ta pranoj” tha Mula.

/tvklan.al