Është paraqitur në SPAK këtë të Premte Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kështu raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci e cila ka siguruar dhe videon teksa ai futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pa dhënë një prononcim për mediat.


Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Agaçi ngjit shkallët e SPAK. Ai është thirrur më parë lidhur me dosjen e inceneratorëve. Në Tetor 2022, u pyet rreth një orë lidhur me këtë aferë.

/tvklan.al