Kryeministrja e Italisë Giorgio Meloni mbërritur në Shqipëri përmes udhëtimit me avion.
Pas uljes në aeroportin e Rinasit, Kryeministrja italiane u nis me helikopter prej andej drejt kampit të Gjadrit. Së bashku me Kryeministrin Rama inspektuan kampin e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe më pas atë në Shëngjin.
Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, e cila ndodhet në Shëngjin ku është ndërtuar kampi tjetër, raportoi se vizita e Kryeministres Meloni në Shqipëri do të zgjasë 90 minuta.
Dy Kryeministrat do të japin një konferencë shtypi pas inspektimit.
/tvklan.al