Kinë-Momente paniku kaluan pjesëtarët e stafit të ambasadës amerikane në Kinë, ku një bombë e vogël shpërtheu fare pranë hyrjes. Asnjë person nuk mbeti i lënduar, përveç autorit të sulmit. Autoritetet kineze ndaluan autorin, i cili mësohet se është një provincë e Mongolisë.

刚刚北京美国驻华大使馆发生爆炸 pic.twitter.com/YRwJxKNLGn

Sikurse duket edhe nga videot e postuara nga dëshmitarët në Twitter duken shtëllunga tymi rreth e përqark zonës ku ndodhi sulmi.

Motivi i ngjarjes mbetet i panjohur por nuk përjashtohet pista e një sulmi zyrës diplomatike amerikane.

Po pranë ambasadës amerikanë një grua tentoi t’i vërë flakën vetes me një shishe benzine, por u ndalua në kohë nga policia. Nuk dihen nëse rastet janë të lidhura me njëra tjetrën.

Tv Klan