Klan Kosova ka siguruar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë video shihen të burgosurit e parë që e kanë gjetur Astrit Deharin në qelinë e tij në burg.

Në video shihet edhe kur në qelinë e Deharit futet një person nga personeli shëndetësor.

Dehari vdiq me pesë nëntor të shtunën e kaluar. /tvklan.al