Qytetarët e Kosovës, të cilët i dhanë një mbështetje morale, por edhe përkrahje politike Vetëvendosjes shprehën edhe mendimet e tyre se çfarë presin nga qeveria e re.
Kur janë numëruar 97.36 përqind e votave në Kosovë, ajo që udhëheq është Lëvizja Vetëvendosje. Pas Vetëvendosjes vjen Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.
Pas shpalljes së rezultateve paraprake, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dolën në një mesazh për votuesit duke theksuar se në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerren ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për këdo./tvklan.al