Një 18-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në gjendje të rëndë për shkak të një aksidenti në parkun e lojrave në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane raportojnë se u shkëput një pjesë e kabinës së lojës të quajtur “Topi i Zjarrit” gjatë lëkundjes në ajër. 18-vjeçari u përplas me tokën dhe humbi jetën menjëherë. Një nga fëmijët e tjerë të plagosur është nën moshën 13-vjeçare.

Një video e publikuar në internet tregon momentin e tragjedisë, kur një pjesë e kabinës u shkëput dhe u përplas në tokë. Policia do të hetojë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

/tvklan.al