Duke qenë se jemi në muajin e Ramazanit, blogerja e ushqimit Kristi Janku përmes rubrikës “Me duart e Kristit”, në emisionin “Kush vjen për drekë” ka zgjedhur të japë disa këshilla mbi ushqimet dhe pijet që duhet të konsumojnë personat që agjerojnë.

Sipas saj, kur të hapni iftarin duhet të konsumoni shumë lëngje, ushqime me pak yndyrë dhe që përmbajnë sheqer natyral për energji.

Pijet që duhet të konsumoni:

-qumësht

-lëngjet e frutave

-ujë

Pijet me bazë qumështi apo frutash ofrojnë disa sheqerna dhe ushqyes natyralë. Ato janë shumë të mira për të çelur iftarin, por shmangni konsumin e pijeve me sheqer të shtuar pas çeljes së iftarit, pasi ato përmbajnë ndër të tjera edhe shumë kalori.

Zgjedhje të tjera për të çelur iftarin janë:

-Hurma arabie

, ato janë përdorur gjithnjë për të çelur iftarin pasi përmbajnë sheqerna natyrorë për energji. Kanë minerale si kaliumi e magnezi dhe përmbajnë shumë fibra. Por gjithashtu ju mund të provoni frutat e thata siç janë kajsitë, rrushin, fiqtë apo kumbullat e thata.

-Frutat

po ashtu janë një zgjedhje e mirë për të çelur iftarin pasi përmbajnë vitamina dhe minerale.

-Supat

janë një mënyrë e mirë për të çelur iftarin pasi përmbajnë shumë lëngje.

Pas një agjerimi të gjatë është e natyrshme që doni të merni veten me të mira, por mundohuni të ruani nivelet minimale të yndyrnave.

/tvklan.al