Roland Liti Zekaj, Alan Babameto dhe Robert Kulla u paraqitën në Gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë.

Përpara gjyqtares, Regleta Panajoti, të tre mbajtën qëndrim mohues për grabitjen e bankës.

I dyshuari kryesor Roland Liti, deklaroi se:

Roland Liti : Në datën që thotë prokurori unë kam patur ditëlindjen e gocës dhe kam qenë në shpi, në datën 6 Gusht unë kam qenë në shtëpi.

Gjyqtarja : Në cilën datë?

Roland Liti: Në datën 6 Gusht kam qenë në shtëpi, kurse për punën e fishekëve, vëllai ka pas çiften , ja kanë bllokuar në rajonin katër dhe fishekët më kanë mbetur aty.

Gjyqtarja: Lidhur me udhëtimin tuaj me Babameton ?

Roland Liti: Udhëtimi ka qenë , se më kanë ardhur mua ca shokë nga Gjermania dhe kam shkuar në Mal të Zi. Kam vajtur kam takuar këtë se s’kam pas makinë me vete dhe kam vajtur me pushime.

Gjyqtarja: Në lidhje me Robert Kullën?

Roland Liti: Robert Kulla ka ardhur ka marrë makinën time në mëngjes, se ku do shkonte dhe do ma sillte pasdite . Vetëm thjeshtë shoqëri dhe asgjë tjetër.

Gjyqtarja: Lidhur me gjurmët e gishtave që janë gjetur pranë vendit të ngjarjes ?

Roland Liti: Nuk bën vaki, nuk e di, për mua nuk bën vaki, absolutisht nuk kam lidhje me ngjarjen.

masa ok

23-vjeçari Babameto pretendoi se ka qenë në Vlorë të shtunën e 6 Gushtit bashkë me familjen për pushime.

Ndërsa Robert Kulla i dyshuar si bashkëpunëtor, deklaroi se për ditët kur ka ndodhur vjedhja e lekëve, ka qenë në një resort në Shëngjin. Prokurori i çështjes, Julian Zonja, pasi paraqiti versionin e akuzës të mbështetur mbi prova dhe fakte rreth implikimit të të dyshuarve në ngjarje kërkoi burg pa afat për Roland Litin dhe Alan Babameton, ndërsa për Robert Kullën 30 ditë burg, kërkesë kjo që u pranua nga gjyqtarja.banka-3-768x576

Rreth 190 milionë lekë u grabitën me datën 6 Gusht nga një bankë e nivelit të dytë, në zonën e ish-Bllokut nëpërmjet çarjes së murit ndarës me një bodrum privat.

Tv Klan