Kushdo që është araknofob bën mirë të mos e lexojë këtë artikull.

Me qindra merimanga janë lënë të lira në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për rreth 400 merimanga moçali, më të mëdhatë në vend, ku ekzistojnë rreth 660 speciesh merimange.

Këto ‘monsta’ tetë këmbëshe, kanë trup ngjyrë kafe ose të zi me viza të bardha ose bezhë dhe rriten deri në 7 centimetra.

Ato jetojnë nëpër moçale dhe vende të tjera me lagështi në Anglinë jugore dhe në Uells.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Këto lloje merimangash u lanë të lira nga ekspertët e kopështit zoologjik “Chessington World of Adventures”, në mënyrë ato të jetojnë në habitatin e tyre natyral, si dhe një përpjekje për t’i ruajtuar ato pasi konsiderohen si specie të rrezikuara./tvklan.al