Janë 4 princesha, 2 të liga dhe 2 të mira e të mençura dhe një dragua, i cili do të martohet me njërën prej tyre. Por nëse dy princeshat e këqija dragoi i refuzon janë dy princeshat e zgjuara të cilat luajnë me dragoin dhe më pas nuk duan të martohen me të.

Mbi këtë fabul të kuptimit të së mirës dhe të keqes është ndërtuar shfaqja me kulla “Princeshat dhe dragoi”.

Që përmes bashkëpunimit me regjisorin e njohur bullgar  Kyriakos Argiropolos do të sjellë në skenën e Teatrit të Kullave  një shfaqje ku aktorët nuk luajnë vetëm kukullën, por edhe profile të ndryshëm në personazhin e tyre. Madje distancohen edhe nga ai vetë, një përvojë e re teatrale për aktorët e teatrit tonë.

Kyriakos Argiropolos: “Është e vërtetë se kjo shfaqje për artistët e Teatrit të Kukullave, e rëndësishme është që artistët të dalin nga avanskena për të hyrë më afër fëmijëve dhe për tu përcjellë atyre përmes aktrimit idenë që të kuptojnë veten përmes princeshave dhe të nxjerrin vetë përfundimin, se cila prej tyre dëshirojnë të jenë. Janë 4 karaktere të veshura në 4 princesha, këtu doemos hyn dhe roli i prindërve se si duhet të edukojnë fëmijët e tyre.”

Florinda Mazreku: “Duhet të jemi jo vetëm aktorë, por duhet edhe të performojmë këngët tona që jemi, duhet të jemi dhe nga ana plastike shumë të zhdërvjellët dhe të përcjellim të gjithë mesazhin e kësaj pjese tek fëmijët. Kjo është një qaramane që shikon si qan gjatë gjithë kohës.”

Premiera me kukulla “Princesha dhe dragoi” do të shfaqen të premten dhe të shtunën në mbrëmje në Tetarin e Kukullave./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani