Për katër ditë me radhë pikërisht në datën 30-31 Tetor, 1 dhe 2 Nëntor “Poshtëpërpjetat e dashurisë” do të ngjitet në skenën e teatrit kombëtar në regjinë e Ema Andreas, kolazh i realizuar nga Ardian Klosi me fragmente nga drama “Opera për tre groshë” si dhe nga poezitë erotike të Bertolt Brecht-it.
Ema Andrea: “Mesazhi që jep pavarësisht se kiçi i mendjes tonë duket qartë në hyrjen dhe në daljen e mbretërisë së mendjes shqiptare u fol për dashurinë dhe po të keni vënë re kur Meki Thika lirohet njerëzit varen. E ky është mesazhi që unë jap, që të paktën të rrojë dashuria sepse fundi do të jetë ai. Edhe pse shfaqja vjen me humor edhe unë nuk mund ta ktheja në nota tragjike, por mesazhi im ku njerëzit vetëvaren, varen, trishtohen, bien poshtë kur në momentin që Meki Thika lirohet, që do të thotë kryekrimineli lirohet. Ky është mesazhi im, pastaj nëse vepra është cinike…”.
Dashuria është këtu në festë e shqisave dhe e zemrës, por edhe e vuajtjeve, braktisjeve cinike, allashverishteve dhe kurvëri.
Është Brecht-i i periudhës së parë, i shpenguar dhe i pacipë, një pasues i Franchoise Uellit ende pa ngarkesën e zymtë politike që do të diktonte ngjarjet e viteve ’30-’40.
Muzika e Kurt Uellit do të realizohet live nga një kuartet muzikantësh të talentuar shqiptarë.
Krahas aktorëve të rinj në pjesën “Poshtëpërpjetat e dashurisë” do të luhen dhe emra të njohur të teatrit, ku siç shihet edhe regjisorja Andrea atyre u pëlqen të ecin me kohën, të rrezikojnë pa kthyer kokën mbrapa.
Mes tyre bie në sy prezenca e Yllka Mujos, e cila do të jetë përkrah kastës së përzgjedhur. Aktorë të tjerë që interpretojnë janë Arben Derhemi, Vasillaq Vangjeli, Yllka Mujo, Suela Konjari e të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani